“Gërdeci”, shtyhet seanca paraprake për Mediun në GJKKO, flet Zamira Durda

23 Mars 2023 | 14:28

Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Seanca e cila ka nisur prej orës 14:00, pritej që të përcaktonte nisjen ose jo të shqyrtimit të dosjes.

Burime bëjnë me dije se seanca paraprake ka dështuar pasi Gjykata vendosi të pyes palët nëse do të thirren familjarët e viktimave të jenë pjesë e procesit.

Tashmë seanca do të mbahet më 4 prill të këtij viti.

Ndërkohë Zamira Durda, nëna e djalit 7 vjeçar që humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit u shpreh: Kemi bërë kërkesë por nuk na thirrën. Nuk e di se çfarë vendimi morën sepse n uk ishim.  Ne jemi kërkues të hapjes së çështjes Gërdeci.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026