Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Gjykata kërkon t’i djegë mandatin e deputetit
Është shtyrë për me datë 8 shkurt seanca për Sali Berishën, i cili kishte bërë ankimim në lidhje me refuzimin e SPAK për ta lejuar atë të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka dalë avokati Genc Gjokutaj, tha se qëllimi i Gjykatës është të djegë mandatin e deputetit Sali Berisha.
Mes tjerash ai tha se Gjykata ka marrë dhe kërkesën e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
“Ndërkohë që fletëthirrjen e ka vendosur e bija e Berishës dhe ka një raport të policisë se Berisha ka marrë dijeni, Gjykata nuk e konsideron këtë dhe e shtyn seancën. Arsyeja e shtyrjes së seancës është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese. I vetmi qëllim i kësaj Gjykate është djegia e mandatit të deputetit Sali Berisha. Seanca është shtyrë për 8 shkurt, dhe të shohim se çfarë marifeti tjetër do të nxjerrë Gjykata. Kjo Gjykatë, sot mori dhe kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde por i shumëfishtë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Baldwin deklarohet i pafajshëm për akuzën e vrasjes: Më thanë se arma ishte…
- SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në parlament, GJKKO shtyn seancën
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit