Shtyhet seanca për dhënien e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për më 2 korrik seancën gjyqësore për dhënien e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore.
Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, deklaroi në seancën e sotme se janë përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por kërkohet kohë shtesë për të përfshirë dhe analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.
“Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona,” u shpreh Gokaj. Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.
Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim, së bashku me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu në cilësinë e të pandehurit në këtë dosje. Emri i tretë në hetim, Jerasimo Bashi, është proceduar veçmas, pasi nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë ndaj tij.
Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.
Në seancën e fundit, Goro nuk ishte i pranishëm, pasi ndodhet në spitalin e burgut. Ai është dënuar më herët me 3 vite e 1 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 2 vite e 20 ditë burg.
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme përqendrohet në veprimet e ndërmarra për tjetërsimin e tokave në Himarë, ku përfituesi përfundimtar në këtë rast rezulton të jetë Artan Gaçi.
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas