Shtyhet seanca për dosjen “Partizani” në GJKKO, avokati i Berishës tregon arsyen

24 Tetor 2024 | 13:13

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se seanca e mbajtur këtë të enjte në GJKKO është shtyrë për t’u zhvilluar më 25 nëntor në orën 10.

Avokati tha se seanca u shty pasi Gjykata kishte shkelur afatin 10 ditor nga hedhja e shortit për çështjen dhe regjistrimin e saj në gjykatë, për këtë arsye avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të dosjes.

“Gjykimi i sotëm ishte për seancën paraprake. Nga ana e Gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor nga dita e shortimit të çështjes dhe regjistrimit në Gjykatë, kështu për shkak të volumit të jashtëzakonshëm të dosjes, seanca u shty për 25 nëntor në orën 10”,-tha avokati Gjokutaj.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, ai akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen “Partizani”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026