Shtyhet seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut
Është shtyrë me për dy orë seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku pasi mbrojtja ka kërkuar që të njihet me aktet e dosjes.
Balluku u paraqit mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë ku qëndroi për rreth 45 minuta. Balluku nuk dha asnjë prononcim për mediat pas daljes nga GJKKO.
Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 31 tetor komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?