Shtyrja e censusit në RMV, Sela dhe Gashi: Bojkot Kuvendit, s’vendosin maqedonasit
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk pranojnë shtyrjen e censusit, të dakorduar dje nga liderët maqedonas Zoran Zaev e Hristian Mickoski.
Opozita shqiptare thotë se shteti nuk është pronë e dy partive maqedonase dhe ata nuk mund të vendosin vetë për proceset politike në vend.
Kryetari i Aleancës Ziadin Sela paralajmëroi bllokimin e Ligjit për shtyrjen e censusit, i cili duhet të kalojë në Kuvend.
“Maqedonia e Veriut është republikë parlamentare, nuk është ndonjë monarki. Si e tillë takime të tilla nuk mund të kenë aspak efekt. Vendi ku vendoset për shtyrje anulime e gjëra të tjera është vetëm parlamenti i vendit. Sa i përket qëndrimit tonë si koalicion, ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi”, tha Sela.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se kishin paralajmëruar se censusi nuk duhet të fillojë në kohë pandemie. Por, kur pushteti tashmë e kishte filluar këtë proces, është më e dëmshme të ndërpritet tani.
“Mesazhi jonë është se regjistrimi nuk duhet të ndërpritet. Besojmë se do kemi përkrahjen e votuesve tanë që duan, që ky proces të vazhdojë. Ali Ahmeti në 2011 ishte me Gruevskin për ta ndalur regjistrimin, ndërsa Ahmeti edhe tani në vitin 2021 ishte për ta ndalur regjistrimin. Por duhet ta dinë se shqiptarët nuk janë vetëm”, tha Gashi.
Neni i 4 i Ligjit për Censusin e Popullsisë parashikon që ky proces duhet të zhvillohet nga 1 deri më 21 prill.
Për të shtyrë regjistrimin për në shtator, ashtu siç u dakorduan dje Zaev e Mickoski, duhet të propozohet Ligj i ri në Kuvend.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës