Shumica e maqedonasve mendojnë se COVID u krijua për kontroll popullsie, sipas sondazhit

2 Dhjetor 2021 | 10:07

Sipas një studimi të ri, rreth dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mendojnë se coronavirusi u krijua për të kontrolluar popullsinë.

65 për qind e të anketuarve thanë se mbështesin teorinë e pabazë se COVID-19 u krijua në mënyrë artificiale në laborator, sipas sondazhit.

Rreth 46 për qind mendojnë se virusi po shpërndahet nga ajri përmes aeroplanëve, ndërsa 44 për qind janë të mendimit se Ministria e Shëndetësisë paguhet për të “fryrë” shifrat reale të viktimave.

Studimi është kryer nga Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSCS) në bashkëpunim më Qendrën Presidenciale për Edukim Politik (PCPO).

Gazetari Bojan Stojkovski tha për Euronews se rezultatet e sondazhit janë “të përpikta” dhe “aspak befasuese”.

“Ka plot njerëz në Maqedoninë e Veriut që i besojnë këtyre lloj teorive edhe pse mund të jetë e vështirë për ta besuar”, tha ai.

“Shtimi i lajmeve të rreme këtu është i mirë dokumentar … por mendoj se pandemia vetëm sa i ka shtuar dhe një dimension tjetër”.

Sipas të dhënave të IDSCS, personat që janë të punësuar, apo me arsim të lartë, kanë më pak të ngjarë t’iu besonin teorive konspirative. Ndërkohë, grup mosha 30-39 ishin ata që i besonin më pak këtyre pretendimeve të pabaza.

Sipas analistëve, kjo vjen si pasojë e humbjes së besimit ndaj politikanëve dhe demokracisë në institucione.

Sipas Our World In Data, vetëm 37.9 për qind e popullsisë së rritur është e vaksinuar me të dy dozat në Maqedoninë e Veriut, shifër shumë më e ulët sesa mesatarja e  Bashkimit Europian, 68 për qind.

Matthew Holroyd

Muajin e shkuar qindra qytetarë marshuan në rrugët e Shkupit për të protestuar kundër masave të reja kufizuese dhe rekomandimit të autoriteteve për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të administratës publike.

Sondazhi është kryer në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe kanë marrë pjesë 1 mijë qytetarë mbi moshën 18.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026