“S’i doli as Tirana në sheshe”, përplasen Poli Hoxha dhe Këlliçi
Protesta e mbajtur nga opozita këtë të martë në Tiranë është diskutuar në emisionin “Now” në Euronews Albania mes gazetarit Poli Hoxha dhe ish-deputetit Belind Këlliçi.
Këllçi mohoi pretendimet se në protestë ka pasur pjesëmarrje nga rrethet duke theksuar se protestuesit ishin nga tre degë të Tiranës.
Gazetari Hoxha nga ana tjetër kundërshtoi duke thënë se pjesëmarrje në protestë kishte dhe nga rrethe dhe qytete të tjera duke përmendur qytetarë nga Shkodra.
Për ish-deputetin e PD, më me rëndësi ishte vendosmëria dhe organizimi i mosbindjes civile. Ai shtoi se “nuk është çështje pjesmarrjeje, nuk ishte një protestë e thirrur në një lokacion të vetëm që të bëhen matjet e pjestarëve”. Ato protestues që ishin sot kanë qenë të vendosur dhe i kanë bërë ballë një dhune absurde dhe të pa kërkuar nga protestuesit, nuk kemi bërë asgjë për të patur reagime nga policia e shtetit”, tha Këlliçi.
“Nuk më pëlqen kjo gjë, pse ankoheni për sjelljen dhe reagimet e policisë, ju jeni mosbindje civile, ky është qëllimi juaj të nxirrni fytyrën e shtetit”, u përgjigj Poli Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork