“Si e gjeta vëllain të vrarë”, Erion Alibej rrëfen detaje nga masakra e Bradasheshit
Këtë të enjte, dëshmitari i drejtësisë Erion Alibej po flet para GJKKO-së, ku po jep detaje për episodet dhe ngjarjet kriminale në qytetin e Elbasanit.
Në një moment të rrëfimit, ai u ndal te masakra e Bradasheshit (29.12.2018) , ku mbetën të vrarë Endrit Alibej (vëllai i Erionit), Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
Alibej tregoi me detaje si e mori vesh lajmin për masakrën e Bradasheshit dhe mbërritjen në vendin e ngjarjes, ku tha se ishte i pari që shkoi aty dhe nuk gjeti as polici, asgjë – përveçse të afërmit e tij si nëna, tezja, motrat e kalamajt që ulërinin në një skenë që ai tha se nuk e përshkruante dot.
Alibej tregon dhe momentin kur u shkëmbye me Mikael Qosjan dhe Ervis Çopjan, si dhe momentet në ceremoninë mortore, kur në shtëpi i erdhën pjesëtarë të fisit Çapja, si dhe për persona që i thonin lart e poshtë se atentatin ndaj familjarëve të tij në Bradashesh mund ta kishte organizuar Suel Çela.
Alibej: Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqipëri. Kur vajza ime mbushi 1 vjeç, ishte mik i ngushtë i yni për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës, Endriti ishte në Tiranë me disa miq, pastaj u nis për Peqin, te dajat e mi, ku ishin mbledhur. Teksa unë po çoja ca dhurata për fundvit te një mik yni noter, i ra telefoni Besmir Lalës. Dëgjova që ishte nusja ime, se unë nuk mbaja telefon pasi isha në kërkim. I thashë “ça ka?”, ndërkohë aty erdhi një X6 e bardhë që e dija që ishte e Mikael Qosjes, që ja kishte bërë dhuratë Franc Çopja. E di që e kanë ndërruar në kokainë.
Besmiri më tha: “Shpejt se i kanë gjujt Endritit.” Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë. Mu afrua me makinë. I thashë: “A ke heker për armë?” Më tha: “Jo, pse, çfarë ka ndodh?” Mbylla xhamin, ika në vendngjarje.
Nusja e vëllait tim, shtetasja rumune, ishte në muajin e fundit të shtatzënisë. Ishte gëzim i madh për ne. U nisën me 2 makina: gratë veç, Endriti, shtetasi turk dhe xhaxhai në një makinë. Isha i pari në vendngjarje. S’kishte njeri, as polici. E çuditshme, aty rri gjithmonë një patrullë policie – edhe tani, po të kalosh, ka aty patrullë.
Gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajt që ulërinin. Ishte një skenë që nuk e përshkruaj dot. Kapa Endritin, mu duk i ngrohtë, por kishte shumë plumba në një anë. Erdhi një furgon policie dhe ambulanca, por ndërroi jetë në spital.
Sapo shkova në shtëpi, po vinin shumë njerëz – miq, shokë. Shumë shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja – Florenci dhe disa të tjerë. Dola veç, i ngjova me Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan. Bledari më tha: “I pata thënë Endritit të bënte kujdes, por s’më dëgjoi.” I thashë: “Nga kush?” Më tha: “Vetëm Suel Çela bën këto masakra.”
Alibej: Bled Muça kishte pirë alkool. I thashë: “Flasim në një moment tjetër”, por më thanë: “Na ke në krah.” Ashtu i interesonte. Po më vinin informacione pa fund – “jo ta ka bërë Kamer Mehja, jo Suel Çela”, sidomos për Suelin.
Nga ajo që mendoja dhe analizoja, problemi im ishte me Xhoni Rusten. Edhe pse më vinin fjalë edhe për vëllezërit Çopja, prapë s’i besoja. Më ka ardhur dhe familja e Suelit, ushtarë të tyre, ndër ta dhe “Nino”. Bisedova edhe me Suelin dhe më tha: “Rri i qetë se do dali e vërteta, shyqyr që s’ke qenë dhe ti në makinë.” I thashë: “Po kush ka gjujt?”
Ditën që çova familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato. Më vijnë policët dhe donin të flisnin me mua, ndërkohë unë isha në kërkim. Niko Brahimaj ishte te Krimet e Rënda. Më thanë: “Hajde të deklarosh dhe do të të lirojmë, që të jesh afër familjes.” Shkova – ishte Qato, Brahimaj dhe shefi i komisariatit, që e dija që ishte i shitur te Suel Çela. I thashë: “Nuk e dua këtë këtu.” E nxorën jashtë.
Më thanë: “E dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion, për kë dyshon?” I thashë: “Do ju duket çudi, por mos kanë ngatërruar objektivin. Nuk di ku t’ju drejtoj.” Siç ma dhanë fjalën që do përcillja familjarët në banesë, më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë: “Bën mirë të ikësh nga ky qytet.”

LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Çopja’| 5 milionë euro për vrasjen e Alibejt, do përdoreshin 3 dronë me 5 kg tritol
- Detaje nga megaoperacioni i SPAK, zbardhen vrasje e atentate! Në pranga dhe zyrtarë
- Bandat e Elbasanit dhe tregu i kokainës, dëshmon Alibej: Si nisi përplasja me Çopjat
- “Betohem në Kuran, ta fal gjakun” Alibej dëshmon në GJKKO, zbulon bisedat me Dumanin
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri