Si po ndihmon me luftën Miss Ukraina?
Katerina Bilyk, Miss Ukraina ka hequr kurorën e më të bukurës dhe këto ditë të luftës po ndihmon qytetarët e Kievit.
Për Euronews Albania ajo rrëfen nga Kievi gjendjen e luftës ku ndodhet vendi.
Miss Princess Ukraine 2020 si dhe të Miss Supermodel Globe Ukraine 2022 ka vendosur ta çojë deri në fund misionin për të ndihmuar në luftë.
“Po ndihmoj komshinjtë e mi me ushqim, të moshuarit që nuk mund të qëndrojnë më orë të tëra në këmbë për të blerë ushqime”, u shpreh ajo.
Ajo tregon se familjarë të saj dhe miq kanë qëndruar në Kiev, për të mbrojtur vendin e tyre.
“Këtu në Kiev kemi probleme me ushqimin, ilaçet. Halla ime humbi shtëpinë e saj në Çernihiv, si pasojë e sulmeve ruse. Kushëriri im u vra nga ushtria ruse. Ai ishte 22 vjeç. Disa prej miqve të mi janë pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Kam shumë frikë për ta”, rrëfen ajo.
26-vjeçarja po shfrytëzon çdo mundësi për t’i ardhur në ndihmë vendit të saj.
“Unë do të filloj të jap mësim online mbi historinë e Ukrainës, gjuhën tonë. Në këtë mënyrë do mund të siguroj disa të ardhura, që të mund t’i dhuroj për bamirësi për qytetarët e Ukrainës”, u shpreh Katerina.
Ditët në izolim, Katerina po i kalon me familjen e saj.

“Ky është vëllai im Andri. është 7 vjeç dhe jemi bashkë gjithë kohës. Shkollat janë të mbyllura. Ai është shumë i stresuar dhe i frikësuar sa herë që dëgjon alarmin se diçka mund të ndodhë. Unë dhe vëllai im urojmë që paqja në Ukrainë të mbizotërojë sa më shpejt”, tha ajo.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:37 Plagosje me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)
- 13:13 Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë