Si po stërviten për luftë njerëzit e thjeshtë të Ukrainës?
Përpara se Rusia të niste sulmet në Ukrainë, Andriy Senkiv ishte një njeri paqësor që punonte si blogger dhe që s’kishte prekur armë me dorë në jetën e tij.
Por 11 ditë më vonë, 27-vjeçari ukrainas ka nisur të mësojë se si të përdorë një armë automatike në qytetin perëndimor të Lvivit.
Bashkë me të janë edhe 30 të tjerë, mes të cilëve ekonomistë, informaticienë, kuzhinierë e madje një futbollist.
“Është e frikshme që në shekullin XXI të mësosh gjëra që duhet të kishin vdekur kohë më parë. Nuk është diçka të cilën njerëzit duhet ta bëjnë në masë”, thotw Senkiv.
Moska e quan fushatën që nisi më 24 shkurt një “operacion ushtarak special” dhe thotë se nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën, që po kërkon anëtarësimin në NATO dhe BE.
I pyetur nëse është gati të luftojë dhe të vrasë ushtarët rusë, Senkiv thotë:
“Nuk do të jem gati, por do ta bëj”.
Stërvitja bëhet në qytetin perëndimor të Lvivit, në një ish-qendër kulturore ruse që përdorej për të shfaqur filma propagandistikë gjatë epokës sovjetike.
Sot, ndërtesa njihet si Shtëpia e Luftëtarëve dhe në muret e saj ndodhen portretet e ushtarëve ukrainas që luftuan separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid