Si u prit rikthimi i Bashës? Berisha: Po përdoret nga Rama

25 Maj 2023 | 15:29

Nga një takim me të rinj pasditen e së mërkurës, Lulzim Basha duket se nisi rikthimin e tij në Partinë Demokratike 14 muaj pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit.

Kjo lëvizje e ish-kryedemokratit, shikohet me kënde të ndryshme nga deputetët e Partisë Demokratike.

Për Salianjin, rikthimi i Bashës tashmë është një histori e kaluar dhe e krahason atë me videolojrat elektronike.

Një qëndrim disi më pozitiv ndaj Bashës, por me tone kritike ndaj të gjithë deputetëve demokrat për atë se çfarë ka ndodhur në këto 2 vite kishte deputeti Flamur Hoxha.

Ndërkohë dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bashës edhe gjatë përplasjes së tij me Berishën, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, këtë të enjte duke hyrë në Parlament, i shmangën komentet për rikthimin e tij të mundshëm.

Rikthimin e Bashës e komentoi edhe Sali Berisha, që duke nënqeshur e cilësoi aktin e ish-kryedemokratit si tregues se vijon të përdoret nga kryeministri Rama.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka prodhuar lëvizje të reja në Partinë Demokratike, ku disa deputetë janë shprehur për bashkim, të tjerë flasin për ndryshim total të lidershipit të partisë në të dyja grupimet, e disa të tjerë janë pro rikthimit të Lulzim Bashës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026