Ngjela: Basha kthehet nëse ia kërkon politika që ka përkrahur, PD fillon nga e para
Avokati Spartak Ngjela foli në lidhje me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së, pasi ky i fundit zhvilloi një takim ditën e djeshme me të rinjtë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se kthimi i Bashës realizohet vetëm nëse ia kanë kërkuar partnerët amerikanë.
Më tej Ngjela nënvizoi se Basha u largua sepse pranoi politikën amerikane se nuk mund të kishte në grupin parlamentar të PD-së, njerëz të shpallur ‘non grata’ në SHBA.
“Nëse do kthehet, do kthehet te PD ligjore, pra te ajo e Bardhit. Problemi qëndron këtu, dalja e tij dje është vetëm një rast. Nëse kemi dy raste ose më shumë konceptohet se ai do të kthehet në politikë. Basha u largua sepse pranoi politikën amerikane se ‘non grata’ nuk mund të jetë anëtari i Grupit Parlamentar të PD-së. PD nuk ka ende kryetar partie. Saliu s’ka parti ka tur popullor. Nëse do kthehet, kthehet sepse ia ka kërkuar politika që e ka përkrahur. Nëse nuk është vetëm një rast i daljes së Basha, e sigurt që ky i fundit do të kandidojë për kryetar i PD në Kongresin e ardhshëm që do të zhvillohet. Nëse rikthehet Basha, PD do të ndërtohet nga e para. Falimenti i Berishës nxori Bashën.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Manja thirrje Berishës: Dëgjo zërat e jashtëm e reflekto, votoni pro pagave
- “Hupe Sali, hupe!” Spiropali- Berishës: Udhëhoqe partinë drejt humbjes turpëruese
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh