“Siguruan kushte për vrasje”| Akuzat ndaj zyrtarëve dhe të arrestuarve nga SPAK
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja për operacionin ku u arrestuan zyrtarë të lartë të policisë, prokurorë, biznesmenë dhe persona me precedentë penalë. Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza” janë ekzekutuar 6 urdhër arreste, si dhe janë shpallur në kërkim 9 persona.
Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar biznesmeni, Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbenga, si dhe Edmond Preka, Astmer Bilali.
Ndërkohë urdhër arreste janë lëshuar për; Behar Bajrin, Ervis Martinaj, Elion Hato dhe persona të tjerë.
Nga hetimet rezulton se të dyshuarit janë porositës dhe autor të vrasjes së Gjin Ndojit në Shkodër në gusht të vitit 2020. Gjithashtu ata akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepajt, vrasjen e Kleant Musabelliut, si dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ibrahim Licit dhe Genc Tafili, në vitin 2020.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, Sabjan Troshani, Nehat Fojleta, për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale të mëposhtme:
8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.
Armët e sekuestruara dhe provat e tjera materiale do të dërgohen në laboratorin e Policisë Shkencore në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Gjatë këtij operacioni të mirorganizuar, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga GJKKO, për shtetasit:
1- Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale:
-“Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gjin Ndoji;
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu;
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici.);
-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim;
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2- Edmond Preka, 46 vjeç, banues në Velipojë, i dyshuar për veprat penale:
-“Vrasje me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gjin Ndoji;
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu;
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”;
3- Astmer Bilali, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili.
4- Ardit Hasanbega 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë te bashkepunimit, ate të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” Dorian Duli, Ibrahim Lici.
5- Oltion Bistri, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose te dhenave sekrete”;
6- Xhevahir Lita 50 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organëve të drejtësise”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Janë shpallur në kërkim shtetasit:
- B., 43 vjeç, D. B., 45 vjeç, E. H., 33 vjeç, A. B., 26 vjeç dhe B. M., 41 vjeç, të gjithë banues në Shkodër; E. R., 41 vjeç, banues në Kurbin; K. H., 33 vjeç, banues në Pukë; P. K., 47 vjeç, banues në Malësi të Madhe; A. N., 46 vjeç, banues në Lezhë;
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta