“Sikur luani me Azebajxhanin”, futbollisti “shpërthen” pas golit të Spanjës

24 Qershor 2024 | 21:53

Futbollisti Kadri Birja tha se pavarësisht se tashmë kemi pësuar një gol nga Spanja, nuk duhet ta bëjmë tragjike, pasi po luajmë me një skuadër të fuqishme e jo me Azerbajxhanin.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të komentuar përballjen Shqipëri- Spanjë, Birja tha se gjithsesi është e pafalshme që të pësojmë gola të tillë si ai i shënuar nga Fernando Torres në minutën e 13 të lojës, për shkak të vendosjes në fushë.

“Nëse gabon Mitaj duhet të vijë një lojtar tjetër, asnjë nga dy mesfushorët nuk zbriti poshtë për të mbrojtur qendrën. Nëse gabon një duhet ta zëvendësojë tjetri. Pastaj ky është një rezultat i pritshëm për ne, se po bëjmë sikur është tragjedi sikur na ka bërë gol Azerbajxhani, na ka bërë gol Spanja. Por të pësojmë këto gola për vendosje në fushë ky është gabim i madh se ne e dimë shumë mirë se me kë po luajmë”,-tha Kadri Birja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026