Silvinho i jep hapësirë emrave të rinj, formacionet e ndeshjes Gjibraltar–Shqipëri

4 Shtator 2025 | 16:55

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë.

Trajneri Silvinho kishte bërë të qartë se kjo përballje do të shërbente për t’u dhënë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak, si dhe për të provuar alternativa në prag të sfidës kualifikuese ndaj Letonisë.

Në këtë kuadër, portieri i Egnatias, Dajsinani, do të luajë për herë të parë si titullar me Kombëtaren.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku

Trajner: Sylvinho

Gjibraltari: Banda, Sholley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, De Barr, Del Rio

Trajner: Scott Wiseman

Miqësorja ndaj Gjibraltarit luhet këtë të enjten, në orën 18:00, në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit.

Silvinho ka zhvilluar më shumë se një orë stërvitje me gjithë grupin, duke u fokusuar kryesisht në aspektin taktik.

Me skuadrën është bashkuar edhe portieri Simon Simoni, ndërsa aktualisht nuk ka raportime për dëmtime në grup.

Pas kësaj miqësoreje, më 9 shtator, Shqipëria do të presë Letoninë në stadiumin “Air Albania”, në sfidën e radhës për kualifikueset që nis në orën 20:45.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026