“Silvinjo s’ka eksperiencë për të drejtuar Shqipërinë”, gazetari: Ku gaboi…
Gazetari Enriko Gabaj ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të komentuar përballjen Shqipëri-Spanjë e cila po zhvillohet në Gjermani.
Gabaj tha se cilësia e ekipit Shqiptar është ende shumë larg asaj të ekipit spanjoll. Sipas tij si lojtarët por edhe trajneri Silvinjo janë pa eksperiencën e nevojshme për të pretenduar fitoren përball Spanjës.
“Unë po e nis me cilësinë. Spanjën nuk e konkurojmë dot. Te lojtarët tanë e ke shumë mungesë eksperiencë. Ke 4-5 lojtar, Hysa që nuk është sot, Gjimshiti, Ajeti, Abrashi, ka mungesë eksperience te lojtarët. Kemi mungesë eksperience te trajneri, ai ka drejtuar diku te 70 ndeshje, nuk ka pasur sukses të mëparshëm. Ky është kompeticioni i parë i madh për Silvinjon. Është i disavantazhuar në shumë aspekte”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak