Simulimi i zgjedhjeve në RMV, pjesëmarrja në zgjedhje nuk rrit rrezikun e infektimit me COVID-19
Përmes një demonstrimi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut organizoi ditën e mërkurë simulimin e votimit në kushte pandemie. Mediat dhe diplomatët patën rastin të shohin se si do të mund të zhvillohet procesi i votimit më 15 korrik, në kushtet e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se me protokollin e përgatitur nuk ka asnjë rrezik për infektimin e qytetarëve gjatë votimit.
“Gjithçka zbatohet siç është përshkruar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, nuk ka absolutisht asnjë rrezik, ka kushte që në tërësi të respektohen parimet e masat parandaluese dhe protokolli. Besoj se qytetarët do të dalin në votime në ditën e zgjedhjeve duke mos pasur frikë për rrezikun ndaj shëndetit të tyre,” – u shpreh Filipçe.
Votimi në Maqedoninë e Veriut do të zgjasë tre ditë. Më 13 dhe 14 korrik do të votojnë të infektuarit me Covid19, personat në izolim, personat me sëmundje kronike, ndërsa më 15 korrik të gjithë të tjerët.
Në Maqedoninë e Veriut janë rreth 5 mijë persona të infektuar dhe në izolim, megjithëse deri tani interesimi ka rezultuar i ulët.
“Deri dje janë nga personat e infektuar me Covid 19 dhe personat në izolim, janë paraqitur 137 të interesuar për votim. Afati është deri sonte në mesnatë,” – u shpreh Ditmire Shehu nënkryetare e KSHZ-së.
Ata që do të infektohen ose do të marrin vendim për izolim të detyrueshëm nga dita e sotme dhe në vazhdim nuk do të kenë mundësi të votojnë më 15 korrik.
Lexoni gjithashtu:
Rritet sërish numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 8 persona vdesin në 24 orë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij