Sindikata e KEK-ut në protestë: Të rriten rrogat, të shtohen punonjës

16 Mars 2023 | 12:51

Sindikata e Korporatës Energjitike të Kosovës po mban një protestë këtë të enjte me kërkesën për kushte më të mira pune dhe rritje të pagës.

Nga godina, aty ku u bë dhe mbledhja e protestuesve, u mbajtën disa fjalime nga drejtuesit e sindikatës së KEK-ut dhe nga bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës.

Më pas të gjithë të pranishmit ecën drejt ndërtesës së qeverisë ku do të presin përgjigje për kërkesave të tyre, duke qenë se Korportata Energjitike e Kosovës është kompani publike dhe menaxhohet nga ministria e Industrisë.

Një nga protestuesit tha për korrespondentin e Euronews Albania, Kosovë Gjoci se urgjente është edhe prania e punëtorëve të rinj, konkretisht 2 mijë.

“KEK-u nuk ka punëtorë, janë pleq 60-vjeçar, vijnë me sëmundje, me kancer, mund t’i vërtetoni kur të doni, rroga nuk ka, pension nuk ka. 200 euro nuk na mbajnë. Nëse e vret këmbën, pension të parakohshëm nuk ke, që ajo është kryesorja,” – u shpreh zotëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024