Situata e COVID në RMV, ministria e Shëndetësisë siguron frigoriferët për ruajtjen e vaksinës

18 Janar 2021 | 12:44

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, korrespondentja e Euronews Albania në Shkup, Ferikan Iljazi tregoi se Maqedonia e Veriut ka mundur të sigurojë frigoriferët ndërkohë që sipas autoriteteve vaksina do të vijë në muajin shkurt.

Sipas raportimit të gazetares do të vijë një sasi simbolike vaksinash, rreth 6000 doza të cilat do të shërbejnë për vaksinimin e 3000 punonjësve shëndetësor që janë të parët në listë.

Frigoriferët që kanë mbërritur kanë kapacitet mjaftueshëm për ruajtjen e vaksinave të para që do të vijnë ndërkohë që më pas do të duhet të vijnë dhe tre frigoriferë të tjerë që do të mbajnë pjesën e vaksinave që do të vijnë në muajt në vazhdim.

“Pritet të vijnë dhe 18 mijë vaksina që në dy faza do iu shërbejnë 9 mijë qytetarëve,” – tha gazetarja Iljazi.

Zoran Zaev ka deklaruar se është në bisedime për marrëveshje edhe me kompani kineze, por për momentin në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka asnjë vaksinë tjetër përveç asaj të Pfizer se është lajmëruar të vijë në fillim të shkurtit.

“Ka pasur shumë pak informacione në lidhje me koston por sipas një informacioni të fundit Maqedonia e Veriut do t’i paguajë kompanisë Pfizer rreth 10 dollarë për një dozë vaksine, që është afro gjysma e vlerës që paguajnë shtetet e tjera më të zhvilluara,” – u shpreh Iljazi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026