Situata nga moti në Gjirokastër, prezencë e lartë uji në disa akse

21 Nëntor 2025 | 08:10

Gjatë natës ka pasur reshje shiu deri në intensitet të lartë të cilat kanë shkaktuar prezencë të ujit  dhe inerteve në akset rrugore, Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, aksi rrugor Tepelenë- Gjirokastër, pranë vendit të quajtur Shkalla e Zezë dhe  aksi rrugor Gjirokastër- Kakavijë përball fshatit Bularat.

Firmat kontraktore  kanë punuar dhe këto akse janë të qarkullueshme. Policia rrugore ka vendosur sinjalistika për drejtimin e automjrteve aty ku ka prezencë të ujit.

Niveli i Vjosës në orën 06.30 në urën e Memaliaj ka qenë 6.2 metër kurse në urën e Përmetit ka qenë 4.4 metër.

Nga njësitë vendore deri në tani nuk janë raportuar problematika.

Informacion ne lidhje me furnizimin me energji elektrike:

Në Bashkinë Memaliaj, përcjellësat e fiderave Miniera 1 dhe Maricaj vazhdojnë në të jenë në kontakt  me rrjedhën e lumit Vjosë, si pasojë është i pamundur energjizimi i zonës.

Në Bashkinë Gjirokastër i stakuar është fideri Radio (Kordhocë), është i pamundur kontrolli i linjës në fushën e Kordhocës pasi ka rrezik për punonjësit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026