Skandali i pagërrjedhjes, Alibeaj: SPAK duhet të kishte hetuar patronazhistët 

27 Dhjetor 2021 | 14:48

Edhe ditën e sotme, nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dënuar skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Sipas Alibeajt, kjo ngjarje është faqja tjetër e medaljes të skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve, duke shtuar se në këtë rast përgjegjësia bie edhe mbi SPAK.

“Përballë pasigurisë dhe mosbesimit që nxit te qytetarët shndërrimi i shtetit në një han pa porta për shkak të interesave të partisë-shtet, prokuroria ka për detyrë të bëhet transparencë mbi hetimet për publikimin e të dhënave personale të shqiptareve. Ata kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh ndërkohë me këtë cenim të rëndë të të drejtave të tyre themelore me pasoja të rënda në jetën private dhe profesionale të secilit të dëmtuar. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë për këtë skandal të madh”, tha Alibeaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026