‘SKAP’, Sali Berisha ironizon punën e SPAK-ut: Instrument i partisë

25 Gusht 2022 | 20:14

Sali Berisha ndan të njëjtin mendim si Ilir Meta kur vjen puna te SPAK-u.

Pyetur nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, kryedemokrati tha se prej kohës e ka cilësuar Prokurorinë e Posaçme si “skapin e partisë”.

Sipas Berishës, është e faktuar që SPAK vijon të jetë instrument i verbër i Partisë Socialiste dhe nuk po bën asgjë tjetër veçse po i vë kapak aferave të tmerrshme për të cilat Edi Ramës do i bëhet gjyqi popullor.

Më herët në një intervistë për Euronews Albania, edhe kreu i Partisë së Lirisë mbajti qëndrimin e tij kundër SPAK.

“Unë nuk e di të ketë pasur ndonjë shqetësim nga dikush për ndonjë deklaratë tjetër. Ajo që mund t’ju them unë që Edi Rama i ka bërë shantazh SPAK dhe e mban tërë kohës në shantazh. Ju thotë që ju jeni krijesa jonë. Jam politikan që jam ballafaquar gjithmonë me drejtësinë”, tha Meta.

Meta shtoi me tej se drejtësia nuk duhet të gjunjëzohet nga Rilindja dhe paralajmëroi revolucion anti-korrupsion.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj Ilir Metës.

SPAK sqaroi këtë të mërkurën se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.

Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Pjesë padisë është edhe Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026