Skela ra nga kati i 9, kush janë të arrestuarit për lëndimin e kalimtarëve në Tiranë
Lidhur me rrëzimin e skelës që plagosi babë dhe bijë, policia ka arrestuar inxhinierin, sipërmarrësin dhe 1 punëtorë të pallatit në ndërtim në Tiranë.
Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj janë personat e arrestuar nga policia. I pari me profesion punëtor ndërtimi, i dyti sipërmarrësi i punimeve në objekt dhe personi i tretë është inxhinieri.
Përmes një komunikate për media këtë të martë, blutë e kryeqytetit bëjnë me dje seskela metalike ra nga kati i 9-të i pallatit në ndërtim pranë ish-parkut të autobusëve.
Shkak për incidentin është bërë mosrepektimi i rregullave të sigurimit teknik nga ana e ndërtuesve.
Të plagosur mbetën babë e bijë, Hysen Lavdari dhe Imelda Shkembi, të cilët ishin duke kaluar rrugën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku nga një pallat në ndërtim e sipër, ra një skelë që dëmtoi dy kalimtarë, arrestuan shtetasit:
E. O., 41 vjeç, E. K., 41 vjeç dhe Z. K., 49 vjeç, të tre banues në Tiranë, të punësuar respektivisht punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier, në firmën që kryente punimet për ndërtimin e pallatit.
Ditën e djeshme, në orën 10:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dyshohet se për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik në punë, nga kati i 13-të i pallatit në ndërtim, ka rënë një skelë metalike që dëmtoi 2 kalimtarë të rastit, shtetasit I. Sh., 38 vjeçe dhe H. L., 72 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar