SKEMA/ Gazetari tregon si përfitoi Greqia nga arrestimi i Fredi Belerit
Gazetari Edmond Guri është shprehur se arrestimi i fituesit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme për zgjedhjet në Greqi.
I ftuar në Euronws Albania, ai theksoi se Kyriakos Mitsotakis e ka përdorur me diplomaci e dinamizëm çështjen ‘Beleri’ për fushatën zgjedhore.
Më tej ai komentoi dhe deklaratën që bëri sot Ministri i Jashtëm i Greqisë pas takimit që zhvilloi me homologen shqiptare Olta Xhaçka.
“Këtë radhë, Mitsotakis bëri të gjitha lëvizjet duke përdorur Belerin në fushën politike për përfitime të fushatës zgjedhore por dhe në fushën diplomatike, madje me një dinamizëm shumë të madh. Ai përdori një gjuhë agresive. Dendias pas takimit që pati me Xhaçkën, pati një përmirësim të retorikës së tij duke thënë se ka gjëra që thuhen e gjëra që nuk thuhen. Veç kësaj tha se ne si faktor ndërkombëtar kanë kërkuar më shumë drejtësi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- I dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes, arrestohet në Greqi Laert Haxhiu
- A do të lirohet apo jo Fredi Beleri? GJKKO tërhiqet për vendimin, çfarë kërkoi SPAK
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë