Skemë e re në Superligën Shqiptare, ja si do të zgjidhet ekipi kampion
Një skemë e re është ajo e cila do të aplikohet në Superligën Shqiptare të këtij sezoni, ku ndryshimet vijnë në fazën e “Final four”. Kampionati vendas do të vijojë si normalisht me 36 ndeshje, 10 skuadra të cilat përballen me njëra-tjetrën në 4 faza. Në muajin korrik, pas një takimi mes palëve, FSHF publikoi skemën se si do të zgjidhej ekipi fitues i sezonit 2023-2024.
Skuadrat e renditura në 4 vendet e para do të përballeshin me njëra-tjetrën, ku secila do të luante 3 ndeshje, por fillimisht do të zeroheshin pikët. Ekipi me më tepër pikë të grumbulluara në këto 3 ndeshje të cilat do të luheshin në “Air Albania” do të shpallej kampion.
Kjo skemë duket se nuk do të funksionojë në këtë mënyrë, për faktin se në rregulloren e botuar, FSHF ka bërë disa ndryshime. Pas përfundimit të 36 javëve, 4 skuadrat e vendeve të para do të luajnë nga një ndeshje.
Dy ekipet fituese do të përballen në finale, ku zgjidhet dhe kampioni i edicionit. Në rast barazimi në gjysmëfinale, ekipi me renditjen më të mirë gjatë kampionatit, kalon më tej. Pra nga 3 përballje që do luheshin në ‘final 4’ e publikuar në muajin korrik, tani skuadrat do të luajnë nga 1 ndeshje, dhe vetëm fituesit mbërrijnë në finale. Edhe nëse në finale ka barazim, do të aplikohet koha shtesë e më pas penalltitë.
Dy ekipet që u eliminuan në gjysmëfinale, përballen me njëra-tjetrën për të përzgjedhur vendin e tretë, një biletë për Ligën e Konferencës.
LEXONI GJITHASHTU:
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali