Skenari i protestës së PD më 23 dhjetor, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Partia Demokratike, do të mbajë protestën e radhës në 23 dhjetor. Ajo do të jetë e ngjashme me protesën e fundit, ku drejtues dhe mbështetës të partisë do të vendosen në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë.
Euronews Albania mëson se protestat do të mbahen në rrugën pranë Bashkisë së kryeqytetit, në rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi”, në sheshin “Willson”, “Pallati me Shigjeta”, dhe kryqëzimi i “Rrugës e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Në të gjitha këto vendndodhje, do të ketë drejtues të Partisë Demokratike, që do të udhëheqin protestuesit, të cilët me skenarin e planifikuar pritet të bllokojnë rrugët lidhëse. Për herë të parë pas një viti, do të jetë në krye të tubimeve edhe Sali Berisha.
Ky i fundit, ka qenë këtë të shtunë pjesë e një takimi, me ekspertë të huaj, si dhe me Forumit Rinor Demokrat, për përgatitjet mbi fushatën zgjedhore të vitit 2025.
“Nuk do tërhiqemi nga asgjë, nga asnjë kalkulim. Beteja fitohet, merrni shembullin e PD këto 3 vite, sa gjëra dukeshin të pamundura dhe janë bërë të mundura po tani kemi të pamundurën tjetër që është plotësisht e mundur, beteja me narkoshtetin dhe fitoja e zgjedhjeve”, tha Kreu i PD, Berisha.
Ekspertë të Institutit për Lidershipin me qendër në SHBA po marrin pjesë në trajnimin e të rinjve të Forumit Rinor Demokrat ata të Partisë Konservatore britanike, ndanë me të rinjtë idetë për ngritjen e partisë, e cila e çon atë në pushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024