Skënderbeu përballet me Laçin, Gvozdenoviç: Sfidë delikate, 4 pikë janë shumë pak
Përballja me Laçin mund të konsiderohet si një duel direkt për Skënderbeun, me të dyja ekipet të cilat qëndrojnë në fundin e tabelës së klasifikimit.
Këtë të premte korçarët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa atmosfera duket pozitive në prag të ndeshjes me bardhezinjtë, të cilën e luajnë në shtëpi.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, që deri më tani nuk ka asnjë fitore.
“Mund të them është delikate pasi kemi nevojë për pikë. Edhe java e parë ishte e tillë edhe nesër po njësoj. Presioni është në futboll, stafi, lojtarët, por pa presion nuk ecet përpara. Presioni është pjesë e futbollit, por nuk kemi problem,” –u shpreh ai.
Tekniku serb i korçarëve nuk është aspak i kënaqur me atë çka skuadra ka përfituar deri më tani.
“Nuk shikoj asnjë problem veç me pikët, 5 javë 4 pikë është shumë pak. Kjo është situata, tani nuk do bëjmë shumë analiza, sepse jemi të përqëndruar, do shohim si do dalim e pastaj do flasim,” –tha tekniku.
Skënderbeu vjen pas humbjes me Dinamon në Elbasan, ndërsa Laci pas një barazimi shpresëdhënës me Partizanin në shtëpi. Superliga shqiptare zhvillon dy përballje të shtunën, Skënderbeu-Laci dhe Partizani-Tirana.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve