“S’mjafton kryeministri”, Abilekaj: Shqiptarëve s’po u respektohen të drejtat në RMV

29 Janar 2024 | 21:48

Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth zgjedhjes së qeverisë teknike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila për herë të parë udhëhiqet nga një shqiptar.

Abilekaj tha se më e rëndësishme se të pasurit një kryeministër shqiptar si Talat Xhaferi, është integrimi dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ne kemi akoma sot zona me shumicë dërrmuese shqiptare ku nuk lejohet arsimi shqip, e pengon  pakica maqedonase. Kemi festën ku festohet 108 vjetori i kongresit të manastirit, maqedonasit shkojnë e rrahin Shqiptarët dhe prishin festën.

Kishim ministrin e financave shqiptar dhe investime nuk pati fare në zonën shqiptare. Kjo është të integrohen shqiptarët, nuk është të marrësh ministrat dhe të trajtosh elitat sa më mirë. Integrimi i shqiptarëve, është që ata të ndihen atje si një popullsi shtet formuese të barabartë me maqedonasit, jo superior, por të barabartë”-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026