“S’mund të lejoj të përdhunohem”, Sula: PD ka rënë në dorë të 2 figurave të urryera
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor tha në një deklaratë për mediat se partia e demokratëve ka rënë në duart e dy figurave të urryera që janë Albana Vokshi dhe Flamur Noka.
Sula, i cili u bashkua me koalicion Shqipëria bëhet të drejtuar nga Adriatik Lapaj pasi u lashtë listës së mbyllur nga PD në qarkun e Elbasanit shprehu zhgënjimin e madh që opozita e tij e fortë ndaj pushtetit nuk ishte vlerësuar.
“Në radhë të parë falenderoj gjithë demokratët e Elbasanit, Peqinit që përgjatë 20 viteve kemi punuar bashkë për një ëndërr që PD të triumfojë në zgjedhje që nuk u realizua për shkak të problemeve të mëdha të brendshme dhe fatkeqësisht konstatoj që këto probleme që duhet të mbylleshin pas vendimit të 9 shtatorit kur Basha mori një vendim të njëanshëm për largimin e Berishës nga grupi i PD vazhdojnë. Fatkeqësisht PD ka rënë sot në dorë të dy figurave të urryera nga shqiptarët si Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Vokshi kurrë nuk ka bërë një garë brenda PD, kam folur për këto gjëra, vetëm se kam folur jam këtu sot. Isha në listë të hapur, edhe pse nuk jam më në PD se u largova me një vendim të njëanshëm, bashkë me kreu e PD në Kavajë, edhe pse ishim më të votuarit në primare. Unë nuk mund të lejoj të përdhunohem, jam i vetmi person që nuk kam marrë kurrë një tender kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe kam bërë një opozitë të fortë brenda PD”, tha Sula veç të tjerash.
LEXONI GJITHASHTU:
- U la jashtë listave për 11 majin, reagon deputetja e PS Pranvera Resulaj
- Ursula von der Leyen: Shqetësimi i BE-së është përballja me kërcënimet nga Rusia
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit