Sociologu Tushi për dhunën verbale në Parlament: Duhet të përplasen idetë, jo njerëzit
Sociologu Gëzim Tushi e cilëson sjellje të shëmtuar dhe të neveritshme gjuhën e përdorur në sallën e Parlamentit nga deputetët.
“Është një sjellje që jo vetëm turpëron ata individualisht me atë gjithë vulgare, por kjo sjellje banale dhe e dhunshme transmetohet dhe në shoqëri”, tha z. Tushi.
Sipas sociologut, politikanët në Shqipëri e kanë kthyer në normë përdorimin e dhunës verbale dhe fizike në debatin politik në një kohë kur duhet të kishte përplasje të mendimit.
“Mungesa e argumenteve është një nga arsyet. Mendoj se që nga vitet 1990 është ndërtuar një koncept shumë i gabuar për luftën politike. Nuk përplasen njerëzit përplasen idetë. Nëse duam të gjejmë zgjidhjen për problemet e shumta që ka shoqëria shqiptare në ekonomi, kulturë, arsim e shëndetësisë nuk është fjala që ta bëjmë me boks, por të jepen argumente”, tha z. Tushi.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, sociologu shtoi se kjo ndikon edhe në mungesë e komunikimit mes njerëzve pasi më parë janë të gatshëm të zihen dhe të rrihen në vend të përdorim forcën e argumentit përdorim forcën fizike. E gjitha kjo ka krijuar dhe perceptimin se që të jesh i suksesshëm duhet të jesh i fortë.
“Në shoqërinë tonë është krijuar ideja se njeriu i fortë është njeriu i suksesshëm. Konceptin e të fortit e kemi tek forca fizike dhe jo tek forca mendore. Kjo pastaj çon që nga bullizmi në shkollë e deri tek bullizmi në Parlament apo në vendin e punës. Në Parlament po shohim një debat pa kulturë gjuhë e ashpër dhe e egër. Po dëmtohet rëndë cilësia e jetës. 140 deputetët duhet të ishin njerëzit më por duket që nuk janë në nivelin e duhur”, përfundoi z. Tushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta