Mbahet seanca për të arrestuarit për dhunimin e Sokol Mëngjesit
Është mbajtur këtë të shtunë seanca me dyer të mbyllura për masën e sigurisë ndaj 2 të arrestuarve për sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Para Gjykatës së Tiranës kanë dalë Dritan Nano dhe Dorian Alia.
Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale nga “Vrasja e funksionarëve publik mbetur në tentativë” në “Plagosje të rendë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit e kryer në bashkëpunim”. Prokuroria kërkon masën e “Arrestit me burg” si për 2 të ndalurit, por dhe 3 të shpallurit në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
Sakaq gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e rënduar duke mos pasur asnjë përmirësim. Që prej mesditës së të mërkurës ai ndodhet në koma në reanimacion.
Deri në këto momente nga ana e stafit mjekësor nuk është vlerësuar e nevojshme që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por orët në vijim janë vendimtare nëse do të ketë reagim nga pacienti. Në spitalin e Traumës kanë shkuar të premten për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro.
3 autorët e kësaj ngjarje të rëndë vijojnë ende në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit