Soros ‘molla’ e sherrit mes Meçes dhe avokatit Goxhaj
Reforma në drejtësi ka përplasur avokatin Altin Goxhaj me inxhinierin Arben Meçe në studion e Euronews Albania.
Goxhaj tha se ka qenë i vetmi që ka kundërshtuat reformën e Sorosit në vendin tonë, deklaratë e cila u kundërshtua nga Meçe.
Ky i fundit theksoi se reforma në drejtësi është mbrojtur historikisht nga DASH.
Pjesë nga debati:
Goxhaj: Berisha në 2014 ka refuzuar të akuzojë Sorosin për reformën në drejtësi. I vetmi që ka luftuar kundër reformës Soros në drejtësi jam unë. Në 2014 kam nxjerr dokumente.
Meçe: Reforma në drejtësi është mbrojtur historikisht nga DASH.
Goxhaj: Pusho tani
Meçe: Yuri Kim është ambasadore e sjellë nga Trump dhe që nga ky moment gjithë pretendimi i të ashtëquajturës anti-Soros…
Goxhaj: Boll tashi, a mund ta mbaroj tani
Meçe: O zotëri mblidh veten në tezat e tua që nuk i beson as vet.
Goxhaj: Në 2014 kam paraqitur dokumentet se si fondacioni Soros me Lulzim Bshën bën pazarin në shërbim të Edi Ramës. Ishin dy dokumente njëri për reformën në drejtësi dhe tjetri ishte strategjia e Soros. Unë kam që në 2024 që merrem me historinë e Soros.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit