Avokati zbulon dosjet që pengohen të shkojnë në gjykatë nga politika
Avokati Idajet Beqiri ka zbuluar dosjet të cilat sipas tij frenohen nga politika për të shkuar në gjykym.
Në një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me Euronews Albania, Beqiri tha se Gërdeci, 21 janari dhe kontrabanda e armëve me Serbinë janë disa nga dosjet të cilat pengohen të shkojnë për gjykim në drejtësinë e re.
“Nuk jam dakord që të merremi me dosjet e reja. Nuk është e vërtetë që dosjet e reja i kemi të gatshme, pasi të vjetrat janë formësuar dhe kopsitur tashmë për gjykim. Ato nuk i ka lejuar politika e pandëshkueshmërisë të venë në gjyq.
Nuk mund të krahasosh 1997-ën, Gërdecin, 21 janarin, apo trafikun e armëve ndaj Serbisë për të bërë ato masakra në Bosnje, nuk mudn t’i krahasosh këto dosje që kanë shkaktuar qindra viktima me inceneratorët. Këto dosje sjellin optimizëm”, tha Beqiri.
Ai shtoi gjithashtu se drejtësia e re duhet të çojë në bankën e të akuzuarve të gjithë politikanët përgjegjës për korrupsionin 32-vjeçar.
“Pritshmëritë e Shqipëtarëve janë që korrupsioni i lartë shtetëror ai i 32-viteve, i vjetri dhe i riu duhet të marrin goditjen e duhur dhe të shkojnë në bankën e të akuzuarve me akuzat përkatëse. Korrupsioni i lartë shtetëror me ish-president, ish-kryeministria, ministra apo dhe kryeministra, të gjitha këto dosje nëse ka apo të formësohen duhet të shkojnë për gjykim dhe nuk duhet të flënë gjumë”, tha ai.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar