Sot ditëlindja e ‘Nënë Terezës’, politika mesazhe për shenjtoren shqiptare
Përkujtohet sot ditëlindja e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, apo si e njeh e gjithë bota “Nënë Tereza”.
Ajo lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup të Maqedonisë së Veriut dhe vdiq në vitin 1997. Ajo njihej si humaniste shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe.
Në ditën e lindjes së “Nënë Terezës”, kanë përcjellë mesazhe dhe figura të politikës.
“Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit”- ka shkruar në një postim në rrjetet sociale Edi Rama.
Spiropali shkruan se Shën Tereza është shqiptarja më e ndritur, e cila, me përdëllimin e saj karshi mjerimit, urrejtjes, individualizmit dhe indiferencës, krijoi një qiellnajë shpirtërore të dashurisë, solidaritetit dhe përkushtimit.
“Nga porositë e panumërta dhe të paçmuara që Nënë Tereza, kjo luftëtare e urtë e paqes pa mjete dhune, i la njerëzimit, sot, në këtë botë të trazuar, të rrezikuar nga retë e luftës, kam zgjedhur mësimin e madhërishëm: Nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, kemi nevojë për dashuri, mëshirë, dhembsh”-shkruan Spiropali.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.
Papa Françesku e shenjtëroi Nënë Terezën më 4 shtator 2016 në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para dhjetëra mijëra njerëzve, përfshirë 15 delegacione zyrtare dhe 1500 të pastrehëve nga e gjithë Italia, kujtojnë mediat e Shkupit.
Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë