Artisti i rrugës: Nënë Tereza, Çelentano e Çaplin blihen më shumë, edhe nga deputetë

28 Tetor 2023 | 19:09

Artisti Artur Bushi, i cili prej 12 vitesh shet pikturat e tij në rrugët e Tiranës, tregoi në emisionin Real People në Euronews Albania se gjithnjë ka dashur të bëjë gjëra të veçanta, prandaj ka përzgjedhur copa parketi për të pikturuar.

Ai tregon se nisi ta bëjë këtë punë si eksperiment, por rezultoi e suksesshme në një kohë kur shumë njerëz e mbajtën me fjalë boshe e nuk i ofruan një punë tjetër, duke nxjerrë moshën e tij si justifikim.

Më tej ai tregoi se pikturat e tij blihen dhe nga deputetë, ndërsa tregoi dhe preferencat e qytetarëve për artin.

“Pikturat fillojnë nga 25-30 euro. Shqiptarët blejnë më shumë se të huajt. Preferencat janë nga më të ndryshmet por them se shqiptarët i kanë rritur më shumë preferencat.  Më përpara donim artin klasik. Tani më shumë blenë “Nënë Terezën”, “Çelentanon”, “Çarli Çaplin”, që është një nga më të shiturit.  Shqiptarët janë fansat e tij. Shes në Tiranë e në Durrës. Blejnë deputetët e nëpunësit”, – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026