E hëna e 31 marsit 2025, ishte afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024 dhe Deklaratës së Tatimit mbi Fitimin, por në një njoftim të bërë sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, ky afat është shtyrë edhe për 24 orë.
Sipas ministrit është vendosur që data 1 prill 2025 do të jetë dita e fundit për dorëzimin e DIVA 2024, me arsye se 31 marsi ishte ditë pushimi zyrtar.
“Sikurse është njoftuar edhe në mediat sociale të Administratës Tatimore, nesër, datë 1 prill 2025, është afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024. I njëjti afat, 1 prill 2025, vlen edhe për dorëzimin e Deklaratës së Tatim Fitimit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga burime jozyrtare thuhet se shtyrja me një ditë e kësaj procedure erdhi pasi në ditën e sotme (e hënë, 31 mars), që ishte përcaktuar si dita e fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, serveri i Tatimeve ka shfaqur probleme.
Për shkak të dyndjes së punonjësve, të cilët nuk e kishin plotësuar formularin online, faqja rezultoi e mbingarkuar dhe e pamundur për të kryer procedurën. Problemet janë shfaqur gjatë paradites së të hënës për më shumë se 60 minuta, dhe pjesën tjetër të kohës, sërish janë raportuar pengesa deri në deklarimin final.
Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dy-punësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatueshme të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, AirBnB apo Booking.
Rreth 144 mijë qytetarë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave vjetore DIVA 2024.
Deri më 26 mars, numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara. Kush nuk e dorëzon deklaratën, gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.
Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal, si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shtyu deri më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar.
Udhëzim për plotësimin e formularit DIVA
Deklarata DIVA 2024 gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë, fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al.
Për të dyja kategoritë, si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e kanë plotësuar më parë në faqen e tatimeve, do të zgjidhet moduli e-Shërbime. Më pas, subjekti do të logohet, duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin.
Në menunë “Deklarata” do të përzgjidhet rubrika “Tatimi mbi të ardhurat personale”, ku do të klikohet mbi tab “Krijo deklaratë”, duke klikuar mbi periudhën 2024, janar-dhjetor. Menjëherë pas kësaj, do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave.
Nga individët do të plotësohet seksioni A: Të dhëna identifikuese dhe seksioni B: Të dhëna për llogaritjen e tatimit.
Për seksionin “Të dhëna identifikuese” plotësohen rubrikat si:
(3/4) Rezident në Republikën e Shqipërisë
(5) Emri, Mbiemri, Gjinia
(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit *
(7) Adresa Kryesore: *
(8) Qyteti/Komuna/Rrethi: *
(9) Statusi i Deklaruesit * (i/e martuar, i/e martuar me fëmijë, beqar, i/e divorcuar, kryefamiljar)
(10) Telefoni Cel. *Posta Elektronike (e-mail)
(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:
a) në pronësi
b) me qira
c) falas nga pronari
d) të tjera
(12) Emër/Mbiemër i pronarit
ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE
(13) Adresa
(14) Nr. Tel, Posta Elektronike (e-mail)
(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton:
a) në pronësi
b) me qira
c) falas nga pronari
d) të tjera
(16) Emri/Mbiemri i pronarit
(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej
Numri i personave brenda familjes në kujdestari
Të tjerë persona në kujdestari
Seksioni “Të dhëna për llogaritjen e tatimit” përmban plotësimin e rubrikave si:
(3) Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
(4) Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet e punësimit
[5] Të ardhurat bruto nga dividenti
[6] Të ardhurat bruto nga qiraja
(7) Fitime kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit
[8] Të ardhurat bruto nga interesat bankare
(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme
(10) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit
[11] Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
[12] Fitime kapitali nga dhurimi
[13] Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
[14] Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
(15) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO (Kutia 3 + kutia 5 deri 14)
SHPenZIME TË ZBRITSHME
(16) Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim
(17) Shpenzimet për mjekim për vete apo për fëmijët dhe për personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor
(18) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME (kutia 16 deri 17)
TATIMI I LLOGARITUR PËR T’U PAGUAR
(19) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga punësimi (kutia 15 – kutia 3), [minus shpenzimet e zbritshme në rast se kutia 15 ≤ 1.050.000] (kutia 15-kutia 3 – kutia 18)
(20) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi
(21) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR (kutia 4 + kutia 20)
TATIME TË PAGUAR GJATË PERIUDHËS TATIMORE
(22) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
(23) Tatimi mbi dividentin
(24) Tatimi mbi qiranë
(25) Tatimi mbi fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme
(26) Tatimi mbi interesat bankare
(27) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme
(28) Tatimi mbi fitimet nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit
(29) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat e rubrikës (11)
(30) Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet kapitale nga dhurimi
(31) Tatimi mbi të ardhurat e tjera
(32) Tatimi mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
(33) Kreditimi i tatimit të huaj
(34) SHUMA E TATIMIT TË PAGUAR (Kutia 22 deri kutia 32)
(35) TATIMI I DETYRUAR PËR T’U PAGUAR (kutia 21-kutia 34)
(36) TATIMI I MBIPAGUAR (kutia 34 – kutia 21)
Nëse nga përllogaritja e të dhënave do të rezultojë diferencë për t’u paguar, pasi të plotësohet deklarata, duhet të printohet urdhërpagesa dhe të vijojë me pagimin e tatimit. Për individët që kanë pasur edhe më parë detyrimin për plotësimin DIVA, rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato. Gjithashtu, fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Afatet për Deklaratën Individuale të të Ardhurave drejt fundit, çfarë duhet të dini
- Si Tatimet dhe FIU gjurmuan milionat e eurove që u pastruan në parajsa fiskale