Sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, zgjidhen strukturat drejtuese

29 Tetor 2022 | 10:07

Sot në orën 11:00 do të zhvillohet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, e cila do të zgjedhë strukturat drejtuese të partisë dhe kryetarin e partisë.

Partia e Lirisë do të miratojë sot disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si edhe do të zgjedhë forumet e reja drejtuese.

Më 25 korrik Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi Konventën e fundit Kombëtare, ku miratoi ndryshimin e mërit të partisë në LSI në PL, Partia e Lirisë.

Pak ditë më parë Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha firmosën marrëveshjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.

Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, Meta dhe Berisha dakordësohen në 6 pika, midis të tjera nënvizohet se në zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.

Po kështu, Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026