Sot nuk do të ketë takim mes Kurtit e Escobar në Kosovë

23 Gusht 2022 | 09:44

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë këtë të hënë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Klan Kosova raporton se ai nuk do të takohet sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.  Lajm i është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu.

Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen sot kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.

Mësohet se këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026