Sot seanca për votimin e komisioneve parlamentare, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

24 Shtator 2025 | 09:22

Në prag të nisjes së seancës plenare të sotme, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në rend dite ishte miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe lista e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e këtyre komisioneve.

Për të dyja pikat ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës, të cilat u morën në shqyrtim gjatë mbledhjes.

Pas diskutimeve, çështja i kaloi për miratim seancës plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me rend dite votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Deri më tani, janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga Partia Socialiste.

Komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026