Sot zgjedhjet në RMV, për shkak të COVID-19, qytetarët votojnë në 3 ditë të ndryshme

13 Korrik 2020 | 07:31

Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet paraqitën platformat e tyre para qytetarëve, sot në Maqedoninë e Veriut nis procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, proces i cili për shkak të pandemisë COVID-19, do të zgjasë 72 orë.

Për shkak të situatës me pandeminë, ditën e hënë, më 13 korrik, do të votojnë personat që janë në izolim apo karantinë, e që deri më tani janë 716. Qytetarëve në fjalë do t’u mundësohet votimi në kushtet e shtëpisë.

Ditën e dytë , më 14 korrik, do të votojnë të moshuarit dhe personat e sëmurë. Po ashtu do të votojnë edhe të burgosurit. Rreth 9 mijë persona (8,852) të kësaj kategorie janë në listë për të votuar.

Ndërsa të mërkurën, më 15 korrik, do të votojnë të gjithë qytetarët e tjerë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë  1 milion e 814 mijë e 263 qytetarë. Në Maqedoninë e Veriut janë 3,390 vendvotime.

Në garën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut do të garojnë 15 koalicione e parti me 1,578 kandidatë për deputetë.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, bëhet fjalë për 903 kandidatë meshkuj dhe 675 femra. Për sa i përket moshës, 795 kandidatë janë midis 30 dhe 49 vjeç.

Vendvotimet do të hapen në orën shtatë të mëngjesit, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më shumë se zakonisht, për shkak te protokolleve shëndetësore që parashikojnë një minutazh më të zgjatur për çdo votues.

 

Lexoni gjithashtu:

Zv. kryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri: Koalicion pa BDI, një ditë kryeministri do të jetë shqiptar

Zv. kryeministri i RMV, Osmani: Pas zgjedhjeve të 15 korrikut do kemi kryeministrin e parë shqiptar

Kandidati i BDI-së për kryeministër: S’po kërkojmë hisen e askujt, mandati nuk është i paracaktuar të jetë maqedonas

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026