Spahiu: Berisha po “fiton terren” nga mungesa e ambasadorit SHBA në Tiranë
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha, ka për të fituar terren nga mungesa e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë.
Sipas Spahiut, që porej momentit kur është larguar ish-ambasadorja Kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Juristi shtoi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij mund të përfitojnë pafajësinë nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm.
“Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, unë jam i bindur se drejtësia do i japë pafajësinë Sali Berishës dhe familjes së tij. Do të jetë një çështje e cila do të kthehet “boomerang”, më mirë të mos e kishin filluar.
Nga ana tjetër di të them se mungesa e një ambasadori amerikan në Shqipëri është shumë e ndjeshme. Po ta vëmë re që nga dita që është larguar ambasadorja Yuri kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sistemit të drejtësisë”,-tha juristi Spahiu.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë