Spahiu: Berisha t’i drejtohet Gjykatës së Londrës për shpalljen non grata
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha duhet t’i drejtohet Gjykatës së Londrës për të marrë të gjitha përgjigjet se përse Anglia e shpalli non grata.
Sipas tij askush nuk i ka kapacitetet e duhura për të dhënë një mendim mbi këtë situatë, ndërsa shtoi se vetë Berisha foli shumë për non gratën e Britanisë së Madhe, ndërsa të njëjtën gjë nuk e ka bërë dhe për non gratën që iu dha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj që fjalën për akuzat e Britanisë së Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qoftë dhe për mbrojtjen e Berishës duhet ta japë drejtësia dhe dua të jem sa më i rezervuar sepse çdo opinion i joni do të konsiderohet i njëanshëm ose shumë sipërfaqësor. Pra, ne nuk i kemi kapacitetet informative apo infrastrukturore për të dhënë një përgjigje se sa ka të drejtë Britania e Madhe apo Sali Berisha,” – u shpreh Kreshnik Spahiu.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku akuzoi ambasadorin britanik në Shqipëri Alastair King-Smith, se është personi që ka shpifur për shpalljen e tij non-grata nga Home Hoffice.
Berisha paraqiti një raport ku theksoi se ka paditur në gjykatë ambasadorin britanik në Tiranë, si dhe ku fajëson George Soros, Yuri kim, McGonigal dhe kryeministrin Rama për shpalljen e tij non-grata.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve