Spahiu: Ligjërisht Berisha s’bëhet dot deputet në 2025 nëse arrestohet
“Berisha nuk mund të bëhet deputet në vitin 2025 nëse arrestohet”, kështu tha juristi Kreshik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania këtë të premte.
Duke iu referuar deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se: “Kryetari i Partisë Demokratike jam unë! E drejtojë Partinë Demokratike edhe nga qelitë më të thella.
Nuk largohem nga Partia Demokratike, jam kandidat për kryeministër”, juristi Spahiu tha se ai asnjëherë nuk ka menduar se Berisha do të tërhiqej, ndërsa u shpreh se ai mund të largohet nga politika vetëm kur “t’i mbarojë jeta biologjike”.
Juristi Spahiu tha se ai vërtetë mund ta drejtojë partinë e tij edhe nga burgu, por me heqjen e mandatit të deputetit apo me marrjen e masës së sigurisë së arrestit, ai nuk do mund të mandatohet as si deputet për vitin 2025.
“Sali Berisha e di më mirë se unë ligjin e dekriminalizimit, se edhe pse unë jam penalist, Berisha e ka hartuar dhe e ka votuar ligjin e dekriminalizimit. Në bazë të këtij ligji të hënën Berishës i hiqet mundësia të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025. Sali Berisha për shkak se po i vendoset një masë sigurie arresti nuk do të jetë më deputet i parlamentit të Shqipërisë”,-tha Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet