Spahiu: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës

28 Maj 2023 | 14:21

Jursiti Kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se ngjarja e ndodhur në Veri të Kosovës është një ngjarje e rëndë e cila nuk u menaxhua siç duhet nga qeveria e Albin Kurtit.

Ai tha se pa mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të mund ta ruante sovranitetin e vendit asnjë ditë të vetme.

“Nëse tërhiqen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nga kosova, për sa orë mund ta ruajë sovranitetit e vetë albin Kurti? Albin Kurti është i paaftë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës, pa mbështetjen e shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Ne luftuam për shekuj dhe nuk e fituam pavarësinë e Kosovës.

Ne e fituam pasi paraardhësi i Blinken derdhi lot, deri gjak dhe derdhi miliarda dollarë për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Tani na del një lider atje dhe na thotë se ne jemi sovranist. Nuk ka dëm më të madh se sovranizmi kundër SHBA-së dhe BE-së, ky është anti-shqiptarizëm dhe mision anti-kombëtar”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026