Spahiu: PD nisi si parti e të burgosurve politik, mbaroi si e të burgosurve ordinerë
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se PD e nisi historinë e saj si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë.
Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha është i vjetër edhe në datat që zgjedh për protesta.
Sipas Spahiut, në PD tani kanë mbetur vetëm persona që kanë hall të mos shkojnë në burg, apo të mos u rrezikohet karriera.
“Partia Demokratike u krijua si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë. Sot bashkë bëhen vetëm ata që kanë dosje dhe u rrezikohet jeta dhe karriera politike. Këta nuk kanë asnjë qëllim tjetër as për të ardhur në pushtet, e as për të mbrojtur interesat e elektoratit.
Halli i popullit është tjetër, halli që kanë këta mos të shkojnë në burg është gjë tjetër. Berisha ngelet i vjetër edhe në datat që lë për protesta. Kur vjen data 20 shkurt Berisha bën protestë. Me datat dihet kur proteston.
Ftoj qytetarët që këto ditë para se të vij 20 shkrurti, të hapin vidon e 20 shkurtit të parë dhe të shohin sesi e gjithë Shqipëria kishte zbritur në shesh. T’i krahasojmë me këtë 20 shkurt, ju siguroj që nuk do të jenë as 2-3 përqind e atyre njerëzve të 20 shkurtit të parë”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla