English

Spahiu: Protesta e shoferëve të taksive, më e madhe se opozita para bashkisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

- Advertisement -

Spahiu tha se për fat të keq protestuesit e opozitës nuk kanë kauzën e duhur as për të ndejtur një orë më shumë në protestë, pasi opozita nuk ka një kauzë të sajën.

Spahiu tha se edhe protesta e shoqatës së shoferëve ka qenë me e shumtë në numër dhe ka frymëzuar më shumë se protesta e opozitës ditën e sotme në derën e bashkisë.

“U kërkua që protesta të zgjaste 8 orë por për fat të keq opozita nuk gjen njerëz të cilët janë të gatshëm që të rezistojnë 8 orë pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe ata 300 apo 500 apo 1000 persona, për ata të cilët do duan ta fryjnë si pjesëmarrje, edhe ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë një orë për të qëndruar aty.

Arsyeja pse u shpërndanë është se 200 do shkonin të pinin kafe, 200 do shkonin të hanin sandviç, që këtu bie serioziteti i kauzës që ata kanë zgjedhur apo i motivit që ata shpresojnë të ngrenë në Tiranë. Tirana ka 1 milionë banorë dhe ata 500 veta treçereku vijnë nga rrethet, sepse në Tiranë e kanë të pamundur të mbledhin qoftë 100 veta.

Ç’është e vërteta opozita këtë kauz ja ka marrë Altin Dumanit, e ka të bëjë shumë nëse je kopje apo origjinal. Origjinali i kauzës ka autorësinë e SPAK dhe të BKH-së. Këto dy institucione kanë çuar në burg zyrtarët më të lartë.

Këta të tjerët kanë kopja që duan të përfitojnë në imazhin publik, në lidhje me protestën. Nëse ju shikoni protestat e shoqatës së shoferëve të taksive është absolutisht 100 herë më e madhe se protesta e opozitës së skaduar. Shoferët e taksive janë më serioz më të besueshëm e më popullor se kjo opozitë në Shqipëri”,-tha Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?