Spahiu: Qeveria Rama do bjerë, vetëm kur të largohet Berisha nga politika
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama mund të bjerë vetëm kur Berisha të largohet nga politika.
Ai tha se do duhet të ndërtohet një opozitë e re me lider të rinj e me koalicione të reja në mënyrë që në 2029 qeveria Rama të rrëzohet.
“Rama, Berisha dhe Meta shpresojnë që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vonohet në senat. Shqipëria të jetë pa ambasador amerikan gjatë 2024. Mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin politik ndaj tyre.
Strategjia e Uashingtonit dhe e ndërkombëtarëve është që të çmontojnë estabilshmentin politik. Këto 2-3 forca mbajnë të instaluar me marrëveshje pluralizmin dhe demokracinë. Këta nuk mund të çmontohen njëkohësisht, se nëse bie Rama për momentin nuk ka një forcë tjetër politike që mund ta zëvendësojë.
Këtyre u duhet të shpërbëjnë forcën politike të Sali Berishës e më pas me radhë të krijojnë një opozitë të re. Se afro 60% e popullsisë nuk e duan Edi Ramën. Ata mund të organizohen në një parti të re dhe në 2029 bëhet gati rrëzimi i regjimit të Edi Ramës nëpërmjet një opozitë të re dhe të organizuar me lider të rinj pa Metën dhe Sali Berishën”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:32 Dështon projekti 2 mld euro, Gjermania anulon superfregatën më të madhe në botë. Plani i ri i Ministrit të Mbrojtjes
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve