Spahiu zbërthen ‘provat’ e 21 janarit: Çfarë mund ta burgosë Berishën
Sipas Kreshnik Spahiut, nëse 4 kufoma nuk konsiderohen provë, atëherë është e vështirë që të konsiderohen provë 4 përgjime.
“Vetë përgjimi në kuptimin e ligjit nuk është provë. Përgjimi në kodin e procedurës penale konsiderohet mjet i kërkimit të provës,” – tha analisti në “Now me Erla Mëhillin”.
Spahiu u shpreh se do të kemi përgjime të tjera. Ai tha se edhe nëse nuk ka prova që drejtpërdrejt ka urdhëruar Berisha për vrasjen, ka prova që Berisha me gjithë mekanizmin e tij ka tentuar të mbulojë vrasjen.
“Sepse nuk ka lejuar oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët që të këqyrnin vendin e ngjarjes atë ditë. Pra, nuk është mundësuar që brenda 24 orësh të këqyret vendi i ngjarjes. Berisha pengoi ndalimin e urdhërit të ndalimit për 6 ushtarakët e lartë që nxori Ina Rama. Së treti, vetë Berisha në kryeministri pengoi dhe fshiu serverat dhe kamerat e kryeministrisë. Së katërti është manipuluar arma e kryetarit të gardës sepse është ndërruar shuli dhe kjo është e provuar. Asnjërën nga këto që po të them nuk i ke në dosje. Së pesti është tentuar që të ngrihet një alibi mediatike nëpërmjet mjeteve të Berishës që vrasjet u bënë nga vetë turma me çadra pistoletë, me thika me helm, i ke me deklaratë të Berishës, pra Berisha ngriti një mekanizëm për ta mbuluar vrasjen. U shpallën institucionet e shtetit nën hetim dhe në komision hetimor. Së shtati u tentuan të manipulohen familjarët që të tërhiqeshin nga kallëzimi, prokurorët u sulmuan shumë ashpër,” – deklaroi juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid