SPAK kërkoi masë arresti, Berisha: E votoj që nesër, do zbatoj vendimin e Kuvendit
Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një konferencë për media, ku u ndal tek kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg/shtëpie”.
Berisha tha se nëse kërkesa për masë arresti do të vijë në Kuvend, ai do të votojë pro saj.
Ish-kryeministri u shpreh se nuk e respektoi vendimin e gjykatës, për masën “Detyrim paraqitje”, pasi ishte antikushetues dhe nuk u zbatua imuniteti.
“Unë e votoj që nesër. Kam gabuar rëndë ata që kanë kujtuar që nuk do të paraqitem. Në kërtë rast ne kishim të bënim shkruarjen e neneve të Kushtreteutës, këtë unë s’mund ta pranoja se ishte një akt puçist që kishte të bënte me marrjen e pushtetit të gjykatës nga Edi Rama, nga prokurorë të papërgjegjshëm.
Do respektoj çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit. Ky është qëndrimi im i përsëritur.
Ka të bëjë me kushtetueshmërinë e vendit, nuk mund të bëhesha një njeri që zbatonte një vendim anti-kushtetues. Nuk ndodhte kurrë kjo për Sali Berishën. Tani parlamenti të vendosë si të dojë. Po e vendosi parlamenti unë do ta zbatoj”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit